Aleanca për Shqiptarët kërkon transparencë për përfaqësimin e shqiptarëve në polici

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Gusht, 2026 19:48

Aleanca për Shqiptarët kërkon transparencë për përfaqësimin e shqiptarëve në polici

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për të dhënat e bëra publike lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, veçanërisht në radhët e policisë, ku parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat duhet të zbatohet plotësisht.

Sipas të dhënave të publikuara, nga 549 policë të rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë, ose rreth 7 për qind. Po ashtu, nga 30 policë të dekoruar si më të mirët, vetëm një është shqiptar.

Në anën tjetër, MPB-ja më 31 korrik njoftoi zyrtarisht se 496 kandidatë kanë përfunduar me sukses trajnimin bazë dhe i janë bashkuar policisë, por pa publikuar strukturën etnike të tyre.

Kjo mospërputhje e shifrave dhe mungesa e të dhënave zyrtare për përkatësinë etnike e bëjnë të domosdoshme transparencën e menjëhershme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nëse të dhënat e bëra publike nuk janë të sakta, MPB-ja duhet t’i përgënjeshtrojë ato me fakte dhe të dhëna zyrtare. Nëse janë të sakta, atëherë kemi të bëjmë me një prapakthim alarmant të përfaqësimit të shqiptarëve në një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga MPB-ja dhe nga zëvendësministri shqiptar, nga radhët e VLEN-it, që menjëherë të publikojnë strukturën etnike të pranimeve të fundit në polici, të sqarojnë kriteret e përdorura gjatë përzgjedhjes dhe dekorimeve, si dhe të garantojnë respektimin konsekuent të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në të gjitha nivelet e MPB-së.

VLEN-i nuk mund të heshtë përballë shifrave të tilla. Ata që premtuan dinjitet dhe përfaqësim për shqiptarët kanë sot përgjegjësi institucionale dhe duhet të japin përgjigje se çfarë po ndodh me përfaqësimin e shqiptarëve në polici.

Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore të kthehet prapa. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është privilegj dhe as favor politik, por parim kushtetues që duhet respektuar. Gazeta Flaka

480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Gusht, 2026 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?