Alisson drejt Juventusit? Portieri brazilian kërkon transferimin në Serie A
Juventus po shqyrton një lëvizje të bujshme për portierin e Liverpool, Alisson Becker, i cili sipas raportimeve ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në Serie A për tre sezonet e ardhshme.
Sipas mediave të huaja, portieri brazilian ka arritur një marrëveshje paraprake për një kontratë rreth 5 milionë euro në vit dhe tashmë pritet të kërkojë zyrtarisht lehtësimin e largimit nga klubi anglez.
Raportohet se Alisson ka kërkuar që përfaqësuesit e tij të zhvillojnë një takim të menjëhershëm me drejtuesit e Liverpoolit për të diskutuar të ardhmen e tij, duke besuar se klubi do të respektojë kontributin e tij ndër vite.
Edhe pse Liverpooli së fundmi ka tentuar rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2027, situata mund të ndërlikohet nga ardhja e mundshme e Giorgi Mamardashvili, e cila do të hapte rrugën për largimin e brazilianit.
Nga ana tjetër, negociatat mes klubeve janë në fazë të avancuar, por çmimi i kërkuar për transferimin – i cili luhatet mes 15 dhe 20 milionë euro – mbetet një pikë diskutimi.
Juventusi, megjithatë, po përpiqet të ulë koston e marrëveshjes, ndërsa Alisson raportohet se është i vendosur të mbyllë karrierën e tij në nivelin më të lartë evropian në Torino.
Flaka
















