Raportime nga mediat spanjolle flasin për një situatë të tensionuar në periudhën “Xabi Alonso” brenda kampit të Real Madrid, ku thuhet se janë krijuar ndarje të brendshme në lidhje me idetë taktike të trajnerit spanjoll.
Sipas këtyre raportimeve, disa lojtarë dyshohet se kanë shfaqur pakënaqësi gjatë seancave taktike, duke mos i kushtuar vëmendje të plotë shpjegimeve të trajnerit, gjë që ka krijuar pakënaqësi brenda grupit.
Në anën tjetër, një pjesë e skuadrës, përfshirë edhe Aurélien Tchouaméni, thuhet se kanë mbështetur idetë e Alonsos dhe kanë kërkuar një ndryshim më të thellë në stilin e lojës së ekipit.
Kjo situatë raportohet se ka çuar në krijimin e disa “grupeve” brenda skuadrës dhe rritje të tensioneve, sipas burimeve të cituara nga media spanjolle.
Megjithatë, këto pretendime mbeten pjesë e raportimeve mediatike dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga klubi.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Maj, 2026 23:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.