Alternativa zgjodhi organet e reja drejtuese, nënkryetarët dhe sekretarët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 21:26

Alternativa zgjodhi organet e reja drejtuese, nënkryetarët dhe sekretarët

Sot në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Alternativës ë udhëhequr nga kryetari Zeqirija Ibrahimi, u bë përzgjedhja e organeve drejtuese, transmeton Portalb.mk.

“Pas diskutimit në Kryesi, pas konstatimit të nevojës për rifreskimin e organeve drejtuese të partisë me kuadro të reja, në drejtim të arritjes së përcaktimeve strategjike të partisë, me propozim të Kryetarit, Zeqirija Ibrahimi, u zgjodhën organet drejtuese të partisë”, njoftoi Alternativa.

Arben Labenishti, Orhan Murtezani, Safije Sadiki Shahini dhe Afan Elezi do të jenë nënkryetarët e partisë.

Me përzgjedhjen e re, Amir Elezi do të jetë sekretar i përgjithshëm, Afan Elezi – sekretar organizativ, Bekim Sali për resurse njerëzore, Admirim Aliti te Sekretariati i departamenteve, Fisnik Mela për politika strategjike, ndërsa Driton Sulejmani për marrëdhënie me opinion.

Ndryshe, Alternativa si pjesë e koalicionit parazgjedhor VLEN, u bë pjesë e koalicionit qeveritar me kryeministër Hristijan Mickoskin.

Me formimin e përbërjes së re të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi u zgjodh kryetar i saj, për çka dha u largua nga pozita e kryetarit të Alternativës. Në krye të partisë erdhi Zeqirija Ibrahimi.

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 21:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?