Ambasadori Meidani me full përkrahje nga Rama

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2025 19:42

Ambasadori Meidani me full përkrahje nga Rama

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka ndarë sot një postim domethënës në rrjetet sociale, shoqëruar me një fotografi pranë Kryeministrit Edi Rama, përcjell Flaka. Në tekstin shoqërues, Mejdani shpreh vlerësim dhe afërsi miqësore me kreun e qeverisë shqiptare:

“Sot, e ‘yyyy’ vite më parë, përsëri energjia mes nesh mbetet po aq ekscentrike. Gjithmonë spot on, gjithmonë unik, gjithmonë një hap përpara… dhe pa diskutim origjinal deri në palcë. Fituesk ronik. Bashkë në çdo sfidë.”

Ky mesazh u interpretua si një shenjë përkrahjeje dhe mirënjohjeje ndaj Ramës, në një kohë kur bashkëpunimi diplomatik në rajon mbetet kyç për avancimin e interesave kombëtare dhe integrimit europian.

Postimi ka marrë komente të shumta pozitive, duke reflektuar raportin e ngushtë institucional dhe personal mes ambasadorit Mejdani dhe Kryeministrit Rama. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2025 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media