Ambasadorja amerikane: Çdokush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 19:35

Ambasadorja amerikane: Çdokush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi

Askush nuk është mbi ligjin dhe çdo kush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi, deklaroi ambasadorja amerikane Angela Ageler, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me atë që prokuroria e RMV-së ka kërkuar ndihmë nga SHBA-të lidhur me rastin” SORAVIA” të nipit të Ali Ahmetit.

ANGELA AGELER, AMBASADORE E SHBA-SË

“ Dua të ju njoftoj se jam e njoftuar lidhur me këtë ambasada e SHBA-së ka zyrë juridike dhe momentalisht nuk kam detaje konkrete lidhur me këtë rast. Por pamvarësisht detajeve askush nuk është mbi ligjin dhe çdo kush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi”.

E pyetyr në lidhje me “listen e zezë” Ageler tha se ajo listë vazhdimisht përpunohet dhe se momentalisht po shqyrtohen emra dhe raste të tjera.

ANGELA AGELER, AMBASADORE E SHBA-SË

E ashtuquajtura “lista e zezë” është diçka që ligjet tona e kërkojnë, bëhet fjalë për një listë dinamike që pëson ndryshime. Momentaliosht po shqyrtohen më shumë emra, po shqyrtohen raste të ndryshme , nuk kam date konkrete se kur do të azhurohen të dhënat e kësaj liste por momentalisht jemi duke e njekur situatën në përgjithësi“.

Duke folur për reformat në gjyqësor Ageler tha se reformat në gjyqësor janë më se të nevojshme por potencoi se çdo reformë duhet të shqyrtohet dhe analizohet mirë.

/SHENJA/

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?