Trajneri Rúben Amorim ka konfirmuar se Manchester United po shqyrton mundësinë e blerjeve të reja gjatë merkatos, duke theksuar se nuk do të ketë transferime emergjente afatshkurtra, por vetëm investime për të ardhmen e klubit.
“Është e mundur që të bëjmë diçka [blerje të reja], po. Por nuk do të jetë ndonjë transferim emergjent afatshkurtër”, tha Amorim.
Trajneri portugez shtoi se prioritet do të jenë lojtarët që mund të bëhen pjesë e e ardhmes së Manchester United, duke u fokusuar te zhvillimi afatgjatë i skuadrës.
“Nuk do të sjellim lojtarë për të mbuluar mungesat e shkaktuara nga AFCON apo ndonjë transferim afatshkurtër… Ne do të përpiqemi të sjellim tani dhe në korrik lojtarë që janë perfekt për të ardhmen tonë”, tha ai.
Amorim nuk dha emra të konkretizuar, por lëshoi sinjale se United synon të ndërtojë një ekip të fortë dhe konkurrues për vitet e ardhshme, duke u fokusuar te lojtarët me potencial të lartë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
21 Dhjetor, 2025 17:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.