Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, pritet të japë sonte vendimin final për të ardhmen e Neymar Jr me kombëtaren braziliane në prag të Kupës së Botës. Ylli brazilian mbetet në dyshim pas një problemi të lehtë në pulpë që pësoi një ditë më parë.
Sipas raportimeve të fundit, Neymar iu nënshtrua testeve paraprake mjekësore gjatë ditës së sotme dhe rezultatet kanë qenë pozitive, pasi nuk është zbuluar asnjë dëmtim serioz. Megjithatë, stafi teknik i Brazilit po vazhdon të vlerësojë gjendjen e tij fizike përpara se të marrë vendimin përfundimtar.
E gjithë vëmendja është përqendruar te deklarata që Ancelotti do të bëjë sonte, ku pritet të konfirmohet nëse Neymar do të jetë pjesë e “Seleção”-s në Botëror apo do të mbetet jashtë skuadrës.
Vendimi pritet të shkaktojë reagime të mëdha në botën e futbollit, duke qenë se Neymar konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të Brazilit në dekadën e fundit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Maj, 2026 20:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.