Anthony Gordon: “Barcelona ka qenë ëndrra ime që fëmijë”
Anthony Gordon ka bërë një seri deklaratash të forta që kanë tërhequr vëmendjen e mediave sportive, duke folur për ëndrrën e tij për të luajtur te Barcelona dhe ambiciet për të fituar trofe të mëdhenj në karrierë.
Sulmuesi ka shprehur hapur entuziazmin për mundësinë e të luajturit me disa prej yjeve të klubit katalanas, duke përmendur emra si Lamine Yamal, Frenkie de Jong dhe Pedri, të cilët sipas tij kanë ndikuar ndjeshëm edhe në përballjet direkte.
“Jam i emocionuar për mundësinë e të luajturit me Lamine Yamal dhe lojtarët e tjerë të klubit. Po flasim për disa nga lojtarët më të mirë në botë”, është shprehur Gordon.
Ai gjithashtu ka treguar se Barcelona ka qenë një ëndërr e fëmijërisë së tij, duke shtuar se madje ka mësuar pak spanjisht në të kaluarën me ndihmën e një fizioterapisti spanjoll në Newcastle.
Gordon ka folur edhe për ambiciet e tij sportive, duke theksuar dëshirën për të fituar Champions League dhe të gjitha trofetë e mundshëm, si dhe ka vlerësuar trajnerin Hansi Flick, me të cilin thotë se ka pasur edhe biseda personale.
Deklaratat e tij kanë ndezur diskutime në mediat sportive, duke shtuar dhe më shumë pritjet për një të ardhme të suksesshme në Camp Nou.
Flaka
















