Kuvendi duhet të fokusohet që të sigurojë legjislacion cilësor dhe të zgjeruar në sektorin e energjisë, i cili cilësohet si sektor i rrezikshëm për shkak të qarkullimit të lartë të parave.
Ky është paralajmërimi i Institutit për Demokraci Societas Civilis, në forsajt analizën, për sfidat aktuale dhe të ardhshme në luftën kundër korrupsionit. Në analizën e titulluar “Antikorrupsioni 2030: Ku duhet të jetë fokusi i Kuvendit?”, theksohet që paralelisht me miratimin e ligjeve të mira, Kuvendi duhet të përpiqet sa më shumë që të jetë e mundur për të mbështetur aspiratën e institucioneve antikorrupsion për të ndërtuar rezistencë institucionale. Kuvendit i rekomandohet që të jetë i hapur për alokim më të madh të burimeve financiare për institucionet më të prekura nga mungesa e stafit cilësor. Veç kësaj, në analizë theksohet se Kuvendi duhet të njohë nevojën për të investuar në mbrojtjen ligjore dhe teknike të të gjithë aktorëve anti-korrupsion nën rrezik të vazhdueshëm, duke garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
4 Shtator, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.