Apple mund të jetë duke punuar në një version të aplikacionit Apple Maps për Android

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Gusht, 2024 20:17

Apple mund të jetë duke punuar në një version të aplikacionit Apple Maps për Android

Platforma e navigimit e Apple është rishikuar nga themeli me synimin për ta bërë atë të ngjajshme me Google Maps.

Ndërsa Apple Maps është aktualisht i disponueshëm vetëm në pajisjet Apple, ekuipazhi në Cupertino gjithashtu dëshiron që aplikacioni të jetë në dispozicion për shoferët dhe udhëtarët që përdorin pajisje që nuk janë bërë nga Apple.

Për shembull, Apple Maps tani është i disponueshëm në versionin Beta në internet për t’u përdorur nga shfletuesit e Microsoft Edge dhe Google Chrome nga ata që përdorin një kompjuter Windows.

Apple madje mund të ketë plane për të zhvilluar një aplikacion Apple Maps për Android, shkruajnë mediat e huaja.

Ky i fundit thotë se gjiganti i teknologjisë mund të jetë duke punuar në një version Android të Apple Maps.

Një aplikacion për përdoruesit e Android do të ndihmonte në vendosjen e Apple Maps në të njëjtën pozitë me Google Maps dhe do ta lejonte atë të jetë një zgjedhje navigimi për rreth 3.9 miliardë përdorues të Android në mbarë botën.

Ndryshe, bëhet e ditur se Apple Maps është ende duke u përpjekur për të kapur Google Maps duke shtuar veçori të reja.

Për shembull, Apple Maps sapo ka shtuar informacionin e tranzitit në kohë reale për Tokio, Japoni. Të dhënat e ofruara nga Apple Maps mbulojnë 20 linja trenash, autobusësh dhe hekurudhore në zonën metropolitane të Tokios.

Kjo do t’u japë përdoruesve mundësinë për të parë oraret e detajuara, oraret e mbërritjes dhe nisjes dhe vonesat.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Gusht, 2024 20:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?