Arbeloa për Mbappé: “Jeta private nuk më intereson”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Maj, 2026 20:22

Arbeloa për Mbappé: “Jeta private nuk më intereson”

Trajneri i Real Madrid, Álvaro Arbeloa, ka reaguar ndaj zërave që vënë në dyshim përkushtimin e Kylian Mbappé ndaj skuadrës, pas raportimeve për jetën e tij private në Itali.

Në një deklaratë të qartë, Arbeloa theksoi se nuk ka asnjë dyshim mbi angazhimin e lojtarëve të tij, duke përfshirë edhe yllin francez.

“Në kohën e lirë, çdo lojtar mund të bëjë çfarë të dojë. Nuk do të përfshihem në këtë pjesë”, u shpreh ai, duke komentuar raportimet për lidhjen e Mbappé me aktoren Ester Expósito.

Trajneri madrilen nënvizoi se fokusi kryesor mbetet performanca në fushë dhe përkushtimi ndaj ekipit.

“Nuk kam asnjë dyshim për përkushtimin e lojtarëve të mi. Të gjithë e kuptojnë çfarë do të thotë Real Madridi”, deklaroi Arbeloa.

Megjithatë, ai dha edhe një mesazh të fortë për të gjithë skuadrën, duke kujtuar filozofinë e klubit:

“Asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi”.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur çdo detaj rreth figurave kryesore të Real Madridit është nën vëzhgim të madh, ndërsa skuadra synon të ruajë stabilitetin dhe fokusin në objektivat e sezonit.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Maj, 2026 20:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?