Më 10.09.2024, në ora 16:45, në një objekt hotelierik në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar oersonin J.I (47) ng Reçica e Madhe e Tetovës. Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg me katër vite për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Penal.
Personi është dërguar në INKP- burgu Idrizovë në Shkup për vuajtje të dënimit.
Në ora 22.30 në Leshkë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Tearcë, e kanë privuar nga liria personin Z.F. (29) nga Shemshova e Tetovës për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Po ashtu, në ora 22:00 në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin G.S.(34) nga Tetova për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
11 Shtator, 2024 15:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.