Arrestimi i CEO-s së ‘Telegram’, OKB: Shqetësime për të drejtat e njeriut në ndalimin e Pavel Durov

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 21:27

Arrestimi i CEO-s së ‘Telegram’, OKB: Shqetësime për të drejtat e njeriut në ndalimin e Pavel Durov

Arrestimi dhe ngritja e akuzave ndaj themeluesit të rrjetit Telegram, Pavel Durov, është një rast kompleks që ngre shumë shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut, thanë Kombet e Bashkuara të martën.

Pavel Durov me origjinë ruse, themelues i aplikacionit popullor, por të debatueshëm, u arrestua më 24 gusht në mënyrë sensacionale në aeroportin ‘Le Bourget’ pranë Parisit. Ndaj tij janë ngritur akuzua për një sërë shkeljesh në lidhje me aplikacionin Telegram. Atij i është ndaluar largimi nga Franca.

Pikëpyetje të shumta janë ngritur në lidhje me kohën dhe rrethanat e ndalimit të zotit Durov. Mbështetësit, e shohin 39-vjeçarin Durov si kampion të lirisë së fjalës, por nga ana tjetër, kritikët e shohin atë si një kërcënim që e lejoi qëllimisht rrjetin Telegram që të dilte jashtë kontrollit.

“Ky është një rast shumë kompleks, që ngre shumë shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ajo tha gjatë një konference shtypi se agjencia me seli në Gjenevë po shqyrtonte publikimin e një dokumenti që përcakton “parametrat brenda të cilave duhet të shqyrtohen këto situata”.

Ajo përmendi gjithashtu bllokimin e kohëve të fundit të rrjetit X në Brazil. Gjykata e Lartë e Brazilit ratifikoi të hënën vendimin e një prej gjykatësve të saj për të pezulluar platformën e mediave sociale për shkelje të dyshuara juridike.

Pezullimi i rrjetit X nga Brazili “ngre gjithashtu shqetësime të ngjashme për shtetet që kanë për detyrë të sigurojnë që platformat e mediave sociale të veprojnë në bazë të ligjit që lejon lirinë e shprehjes”, por në përputhje me disa kufizime, tha zëdhënësja Shamdasani.

Ajo bëri thirrje që çdo kufizim i vendosur të jetë “proporcional” dhe “në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

“Po e ndjekim këtë rast dhe aktualisht është e vështirë që të jemi më specifikë” për rastin dhe akuzat ndaj zotit Durov, sepse Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut nuk ka qasje “tek të dhënat e plota”.

Ajo tha se shtetet duhet të jenë në gjendje të miratojnë ligje pëpr përdorimin e platformave sociale, por rregullat duhet të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

“Parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, gjuha e urrejtjes, nxitja e urrejtjes apo dhunës, dezinformimi i dëmshëm, duhet të gjejnë zgjidhje”, tha ajo.

Në nëntor të vitit 2022, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, i shkroi pronarit të rrjetit X duke i kërkuar atij që të vendoste respektin për të drejtat e njeriut në qendër të platformës sociale.

Në një letër të hapur, ai paralajmëroi kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit ndërsa theksoi nevojën për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve./ VOA

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 21:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?