Arrestohet autori i abuzimit racist ndaj Semenyo, reagim i fortë nga Manchester City
Një incident i rëndë racizmi ka tronditur futbollin anglez, pasi një 71-vjeçar është arrestuar për abuzim racist ndaj Antoine Semenyo gjatë ndeshjes së fundit, siç ka konfirmuar Everton.
Pas ngjarjes, Manchester City ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke dënuar ashpër incidentin dhe duke shprehur mbështetje të plotë për lojtarin.
“Manchester City dënon fuqishëm abuzimin racist ndaj Antoine Semenyo. Ne mirëpresim reagimin e shpejtë të Everton dhe policisë për identifikimin e personit përgjegjës,” thuhet në reagim.
Klubi anglez ka shprehur gjithashtu shqetësim për sulmet raciste në rrjetet sociale ndaj Marc Guéhi, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të neveritshme.
“Jemi thellësisht të zhgënjyer që Marc Guéhi është bërë objekt i postimeve raciste në rrjetet sociale. Do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht të dy lojtarët dhe nuk do të pranojmë kurrë diskriminimin në lojën tonë,” shtohet më tej.
Rasti ka rikthyer në vëmendje problemin e racizmit në futboll, duke nxitur thirrje për masa më të forta dhe tolerancë zero ndaj çdo forme diskriminimi.
Flaka
















