Arrestohet njëri prej politikanëve më të pasur në Bosnje e Hercegovinë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 20:01

Arrestohet njëri prej politikanëve më të pasur në Bosnje e Hercegovinë

Kryetari për një kohë të gjatë i komunës së vogël të Trnovës pranë Sarajevës, Ibro Berilo, u arrestua të hënën si pjesë e një hetimi të gjerë në të cilin dyshohet se ka shpërdoruar pozitën e tij për të favorizuar investitorët të cilët gjatë mandatit të tij kanë ndërtuar banesa në malin Bjelasnica.

Anëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA)në Bosnje e Hercegovinë, arrestuan Berilin dhe tre bashkëpunëtorët e tij, si dhe sipërmarrësin Adis Mulaosmanoviq, pronar i një kompanie që investoi në ndërtimin e ndërtesave të diskutueshme të banimit, transmeton Telegrafi.

Siç është raportuar nga mediat lokale, Zyra e Prokurorit të Qarkut të Sarajevës i akuzon ata se kanë shitur ose blerë tokë në Bjelasnica, që ishte regjistruar si pronë shtetërore.

Në bazë të vendimit të Përfaqësuesit të Lartë, këto prona janë në ndalim të përkohshëm deri në zgjidhjen e përhershme të statusit të tyre me ligj në nivel shtetëror.

Në kuadër të hetimeve, të arrestuarve u janë bllokuar llogaritë bankare dhe në të cilat janë depozituar 300 mijë euro, origjina e të cilave kontestohet.

Berilo u arrestua në Qendrën Klinike të Sarajevës, ku mbërriti javën e kaluar për shkak të sheqerit të lartë në gjak.

Mediat raportojnë se hetimet e deritanishme kanë vërtetuar se Berilo ka mohuar pronësinë e banesës në Bjelasnicë, të cilën ai pretendon se e ka marrë “dhuratë”, dhe supozohet se investitorët në këtë mënyrë e kanë kthyer borxhin për ndarjen e tokës kontestuese.

Tërnovo është rreth tridhjetë kilometra larg Sarajevës dhe në atë komunë, në të cilën për dy dekada ishte në krye Berilo, ka vetëm rreth një mijë banorë.

Megjithatë, 337 kilometra katrorë të saj përfshijnë pjesë të Bjelasnicës, Treskavicës, Igmanit, Visoçicës dhe Jahorinit, malet më të bukura në BeH dhe për këtë arsye tërheqin investitorë të shumtë.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 20:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?