Arsovska dhe ASH flasin për skemë 225 milionëshe – Çka po ndodh në Çair?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 09:49

Arsovska dhe ASH flasin për skemë 225 milionëshe – Çka po ndodh në Çair?

Ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit nuk janë thjesht çështje të urbanizmit të pakontrolluar – ato janë pasqyra më e qartë e kapjes së shtetit, abuzimit me ligjin dhe vjedhjes së pasurive publike në përmasa alarmante.

Deklarata e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, se nga ndërtimet ilegale në Çair dhe pastrimi i parave janë vjedhur mbi 225 milionë euro nga buxheti i shtetit, ka tronditur opinionin publik dhe ka hapur një kapitull të ri në luftën kundër krimit të organizuar me ngjyrë politike.

“Këtu nuk bëhet fjalë për ndërtime të paligjshme, por për falsifikime dhe pastrim parash, mbi 225 milionë euro. Institucionet bëjnë një vesh të shurdhër nëse veprimi nuk arrin qëllimin e dikujt ose nëse nuk është kundër dikujt që po ndiqet penalisht për qebapë. Kemi parë që bashkëqytetarët po ndiqen penalisht për një tarracë ose një tavolinë me dy karrige. Dhe për Çairin, të gjitha provat janë dorëzuar në Prokurori. Ky nuk është rasti në asnjë komunë tjetër. Atje nuk ka ndërtime të tilla të paligjshme. Nuk ka krim të tillë me falsifikime dhe pastrim parash, tha Arsovska.

Por ajo që është edhe më shqetësuese është se kjo aferë nuk përbën vetëm një akt të paligjshëm nga ndërtues të pangopur – ajo është bërë me dijen, mbështetjen dhe bashkëpunimin aktiv të politikanëve lokalë, të cilët kanë kthyer institucionet komunale në mekanizma përfitimi personal dhe pasurimi mafioz.

Sipas Aleancës për Shqiptarët, grupimi politik VLEN dhe drejtuesi i tij, Izet Mexhiti, janë përfshirë thellë në këtë skemë kriminale, duke lidhur marrëveshje të errëta me oligarkë të industrisë së bixhozit dhe duke i kthyer lagjet e Shkupit në zona të kontrolluara nga paraja e zezë.

“Grupimi politik VLEN dhe drejtuesi i tij, Izet Mexhiti, janë thellësisht të përfshirë në afera ndërtimore dhe marrëveshje të errëta me industrinë e bixhozit, me përfitime të paligjshme që kapin shifrën mbi 225 milionë euro vetëm nga ndërtimet e egra në Komunën e Çairit dhe kontratat e pista me oligarkët e bixhozit”, thonë nga ASH-ja e Arben Taravarit.

Kjo nuk është vetëm një aferë e Çairit. Kjo është një histori që flet për të gjithë vendin – për atë se si ndërtimi i paligjshëm u kthye në ekonomi paralele, se si krimi ekonomik u bë politikë dhe se si korrupsioni u instalua si sistem.Flaka

267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 09:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?