ASH-Sela për interpelancën ndaj Gashit: Kurrë s’kemi qenë në një linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:37

ASH-Sela për interpelancën ndaj Gashit: Kurrë s’kemi qenë në një linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare

Nga Aleanca për Shqipëtarët, krahu i Ziadin Selës në një komunikat lëshuar mediave kanë reaguar në lidhje me interpelancën ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi ngritur nga “E Majta” e Apasievit, transmeton TV21. Nga ASH-ja thonë se nuk janë në një linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare, duke shtuar se Apasievat dhe të ngjajshmit tek ata do të gjejnë vetëm kundërshtarin dhe asnjëherë aleatin.

“Ne kurrë s’kemi qenë në një linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare, fatkeqësisht të tillët sot flasin në të dy gjuhët në Maqedoninë e Veriut. Apasievat dhe të ngjajshmit e tyre tek ne do të gjejnë vetëm kundërshtarin dhe asnjëherë aleatin. Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët nuk do ta shndërrojë në normë morale pabesinë dhe tradhtinë duke i dalë në mbrojtje të njëjtës. Afrim Gashi me klikën e tij është personifikim i pabesisë dhe dëshirës për pushtet, duke shkelur mbi gjithçka, edhe mbi verdiktin e shqiptarëve dhe ardhmërisë së tyre. Të tillët si Gashi, Kasami, Mexhiti dhe vlera e shtuar e kësaj pabesie, Taravari, tek ne do të gjejnë vetëm përbuzje dhe injorim”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët – krahu i Selës.

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?