ASHAM: Akademia është e hapur për të gjithë që plotësojnë kriteret, mos bëni politikë ditore me veprimtarinë tonë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 19:31

ASHAM: Akademia është e hapur për të gjithë që plotësojnë kriteret, mos bëni politikë ditore me veprimtarinë tonë

“ASHAM gjithmonë ka qenë e hapur për të gjithë qytetarët, të cilët i plotësojnë kriteret e larta shkencore dhe artistike për anëtarësim në të, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare ose  përkatësie tjetër. Për partitë politike dhe ndikimet e tyre asnjëherë nuk ka pasur vend në të, njoftoi sot pasdite Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë si reagim për paralajmërimin, siç bëhet e ditur, “nga disa parti politike për themelimin e akademisë së shqiptarëve në Maqedoni”.

Thekson se “në Maqedoni, si edhe në vendet e rajonit dhe kudo në botë, ekziston vetëm një akademi kombëtare e cila e përfaqëson shtetin në asociacionet evropiane dhe asociacione të tjera ndërkombëtare të akademive”.

“Që nga themelimi i saj e deri më sot, në Akademi anëtarë ishin pjesëtarë të popullit maqedonas, por gjithashtu edhe të gjitha bashkësive të tjera etnike. Mes tjerash, në dekadën e fundit në përbërjen e ASHAM kishte katër anëtarë të përkatësisë etnike shqiptare të Akademisë, prej të cilëve një është në udhëheqësinë aktuale), si dhe tre anëtarë jashtë nga përbërja e punës”, njoftoi Kryesia e ASHAM.

Duke folur për formimin e ASHAM në vitin 1967, si institucioni më i lartë shkencor dhe artistik në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të ish federatës jugosllave, thekson se “përbërja e parë e akademikëve është zgjedhur në bazë të standardeve dhe kritereve më të larta universale shkencore dhe artistike”.

“Sot ASHAM është institucioni më i rëndësishëm kombëtar shkencor dhe artistik me interes të veçantë shoqëror në vendin tonë, i cili dekada më parë, me veprimtarinë kërkimore-shkencore, krijimtarinë dhe rolin këshillues, paraqet shtyllë në ndërtimin dhe ruajtjen e identitetit dhe shtetësisë së popullit maqedonas dhe pjesë të saj nga popujt e tjerë që jetojnë në vend”, thekson Kryesia e ASHAM.

Në reagim bënë thirrje edhe “ASHAM të mos përfshihet në debate ditore politike dhe diskutime partiake të cilat e rëndojnë veprimtarinë e rregullt të Akademisë, ndërsa bëjnë pjesë në domenin e Shtëpisë Ligjvënëse dhe institucionet shtetërore”

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?