Asllani: Torino ishte zgjedhja e lehtë për mua

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Shtator, 2025 16:55

Asllani: Torino ishte zgjedhja e lehtë për mua

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ka folur për herë të parë pas transferimit te Torino, duke theksuar se vendimi për t’u bashkuar me klubin “granata” nuk ka qenë i vështirë, pavarësisht interesimit nga ekipe të tjera.

“Në Torino gjeta një projekt që më përshtatet dhe ndjeva besimin e të gjithëve. Për këtë arsye zgjedhja ishte e lehtë, megjithëse ditët e fundit të merkatos ishin disi stresuese,” – u shpreh 23-vjeçari.

Asllani kujtoi edhe rrugëtimin e tij deri tani: “Te Empoli fitova titullin me ekipin e të rinjve, më pas erdhi telefonata e Interit – diçka unike për mua si tifoz zikaltër. Në Milano fituam titullin dhe vendosëm yllin e dytë, një moment magjik. Tani dua që te Torino të jem një shembull, ashtu siç ishin Çalhanoglu e Barella për mua.”

Mesfushori shqiptar u transferua nga Interi te Torino në formë huazimi me të drejtë blerjeje, dhe pritet të ketë një rol kyç në mesfushën e skuadrës këtë sezon.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Shtator, 2025 16:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?