Autobusi u dogj nga defektet në instalimin elektrik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 19:18

Autobusi u dogj nga defektet në instalimin elektrik

Arsyeja e incidentit të djeshëm ku si pasojë një autobus i ndërmarrjes së qarkullimit publik u përfshi nga flakët, ishtë një problem me instalimin elektrik. Drejtori Dragi Kushovski, tha se megjithatë duhet të pritet raporti zyrtar nga ekipi hetues. Kushovski I siguroi qytetarët se autobusët dalin në rrugë në gjendje të rregullt, por ndonjëherë defektet ndodhin gjatë orarit të punës.

“Arsyeja për incidentin e djeshëm, sipas informacioneve të mia, jozyrtarisht, është një problem me instalimin ekektrik në autobus, që ishte i paraqitur për servisim dhe pritej të vinte shërbimi i servisimit në NQP, në momentin që po priste, ka shpërthyer zjarri. Por prap lë një rezervë, ta presim raportin zyrtar që është nga ekipi hetues… Sipas informacioneve të mia, autobusët dalin në gjendje të rregullt, por nëse defekti ndodh gjatë kryerjes së orarit, poashtu evidentohet dhe autobusi, sikurse rasti me atë në Butel, nëse ai aktualisht po dështon, e thirr shërbimin e servisimit”, deklaroi Dragi Kushovski, Drejtor i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.
Kushovski tha se ndërmarja posedon autobusë të vjetër dhe është e pritshme se me amortizimin e tyre, paraqiten defekte dhe rritet nevoja për servisim më të shpeshtë.

“Nuk duhet t’i lidhim ngjarjet njërin me tjetrin, pasi secili rast është i izoluar dhe nuk nënkupton se arsyeja te secili autobus është i njejti. Të gjithë e dijmë se NQP ka parkun ekzistues që e ka në dispozicion, është prej para disa vitesh dhe ata janë autobusë të amortizuar, e dijmë prej kur është blerja e tyre, është e pritshme që me amortizimin e tyre të kemi servisime më të shpeshta të tyre. Dua t’i informoj qytetarët se secili autobus para se të del në rrugë, ndaj tij bëhet kujdesi ditor, kontrollohet dhe çdo defekt i paraqitur nga ana e shoferit, më pas largohet”, shtoi Dragi Kushovski, Drejtor i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.

Gjatë ditës së djeshme, autobusi me numër 71, në Butel 2, në afërsi të ish Kino Butelit, u përfshi nga tymi e flaka. Në këtë incident nuk kishte të lënduar. Ndërsa kujtojmë se dy javë më parë, një tjetër autobus i kësaj ndermarrjeje, ishte përfshirë në flakë nën stacionin hekurudhor. Në vazhdën e problemeve dhe vjetërsisë, edhe në fillim të muajit, në afërsi të qendrës Mavrovasja, një tjetër autobus u aksidentua duke u përplasur me bordurën prej betoni. Shoferi u ankua se pedali i frenave nuk kishte funksionuar. /Alsat.mk

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?