Autoritetet ndezin alarmin! Gjendje serioze me zjarret në Maqedoni

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 22:00

Autoritetet ndezin alarmin! Gjendje serioze me zjarret në Maqedoni

Në rrethinën e Sveti Nikollës, tre fshatra janë kapluar nga zjarret, ndërsa në fshatin Nemanjcë, nga zjarri janë djegur një e katërta e shtëpive, thotë kryetari i komunës Sveti Nikollë, Dejan Mlladev.

Për momentin me zjarrin po ballafaqohen zjarrfikësit nga Sveti Nikolla, vullnetarë, popullata lokale, zjarrfikës nga Shtipi, Negotina, Kavadari dhe Velesi.

Në terren është e pranishme edhe ushtria, ndërsa një helikopter i shuan intensivisht shtëpitë që janë përfshirë nga zjarri në fshatin Nemanjici.

Kryetari i komunës Vlladev informoi se zjarr ka edhe në fshatin Malino në Sveti Nikollë dhe aty janë kapluar shtëpi, ndërsa digjet edhe në drejtim të fshatit Bogosllovec.

Ai potencoi se të gjitha forcat janë angazhuar dhe mirë është që nuk ka të lënduar ose të vdekur në këto zjarre.

Ndryshe, tërë rajoni i Ovçe Poles është kapluar nga tymi.

Drejtori i QMK-së, Stojanço Angellov paraprakisht informoi se pas orëve të pasditës, 12 fshatra në shtet janë kapluar nga zjarret në ambient të hapur. Bëhet fjalë për fshatra në rajonin e Sveti Nikollës, Kumanovës, Probishtipit dhe Shtipit.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 22:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?