Pas takimit të mbajtur sonte në fshatin Gallatë, nga popullata vendase bëhet me dije se distancohen nga situata me kishën e “Shën Petka”, e cila gjendet në atarin e Gallatës, në lokalitetin “Burimet e ngrohta”. Banorët e Gallatës theksojnë se situata e përgjithshme duhet të zgjidhet përmes institucioneve kompetente, në përputhje me ligjet në fuqi.
“Popullsia e Gallatës distancohet nga situata në lidhje me kishën e Shën Petka. Në Gallatë dhe komunën e Vrapçishtit, si popullatë lokale, nuk do të lejojmë tensione ndëretnike dhe urrejtje fetare, sepse diçka të tillë nuk ka pasur as në të kaluarën. Të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe ligjore, pa nxitur urrejtje dhe tensione”, thuhet në njoftimin e popullatës së Gallatës. Gostivari Sot
Lexo edhe: Lihet i lirë Dushko Pavllovski, kryeorganizatori i protestave në Vrapçisht / Porosit: “Vazhdojmë më fuqishëm”
Tentim për tensione ndëretnike në Maqedoninë e Veriut rreth rastit të kishës
“Mbanin shtylla hekuri, thonin fjalë të pahijshme” – Resmije Musa tregon çfarë ndodhi me banorët për Kishën në Toplicë
ASH-Sela: Isen Shabani ndaloi punimet ilegale në kishën e Gallatës, VMRO nxit tensione dhe destabilizim
MPB del me detaje për rastin e Kishës “Sveta Petka” në Toplicë, dje kishin kryer kontrolle në terren…
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Shtator, 2024 23:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.