Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të LaLigës për të zhvilluar ndeshjen mes Villarreal dhe Barcelonës më 20 dhjetor në Miami, duke e cilësuar atë si një vendim të padrejtë për garën.
Në një konferencë për shtyp me kombëtaren e Holandës, De Jong u shpreh qartë:
“Nuk më pëlqen që do të luajmë atje, nuk jam dakord. Nuk është e drejtë për kompeticionin. Klubet do të fitojnë para nga kjo, në rregull… por mendimi im i qartë është se kjo situatë nuk është e pranueshme.”
Ky do të jetë rasti i parë që një ndeshje zyrtare e LaLigës zhvillohet jashtë Spanjës, një vendim që ka ngjallur polemika të shumta. De Jong theksoi se lojtarët janë ata që vuajnë më shumë nga udhëtimet e gjata dhe kalendari i ngjeshur, ndërsa përfitimet shkojnë vetëm për klubet dhe organizatorët.
Edhe trajneri i Holandës, Ronald Koeman, e mbështeti lojtarin e tij, duke e quajtur vendimin “të pakuptimtë dhe jo të drejtë”.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Tetor, 2025 23:22 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.