Barcelona mbyll vitin në krye të ligës, historia flet në favor të saj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Dhjetor, 2025 18:37

Barcelona mbyll vitin në krye të ligës, historia flet në favor të saj

Barcelona ka përmbyllur edhe një herë vitin kalendarik në krye të renditjes në La Liga, duke u shpallur për herën e 14-të në shekullin e 21-të “Kampione Dimri”. Një statistikë që konfirmon vazhdimësinë e katalanasve në garën për titullin kampion.

Historikisht, pozicioni i Barcelonës në krye të tabelës në fund të vitit ka qenë një ogur i mirë për suksesin final. Që nga fillimi i këtij shekulli, blaugranat kanë arritur ta fitojnë titullin kampion në 10 nga 13 rastet e mëparshme, pasi kanë qenë liderë në gjysmën e sezonit.

Përjashtimi më i fundit nga kjo statistikë pozitive mbetet sezoni 2019/20, kur Barcelona, pavarësisht se e mbylli vitin në krye, nuk arriti ta kurorëzojë sezonin me titull. Në atë periudhë, skuadra u drejtua fillimisht nga Ernesto Valverde, për t’u pasuar më vonë nga Quique Setién, ndërsa titulli përfundimisht shkoi te Real Madrid.

Ky fakt i jep Barcelonës besim dhe optimizëm për vazhdimësinë e sezonit aktual, ndërsa tifozët shpresojnë që tradita e suksesit të përsëritet edhe këtë herë.

Flaka

97
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Dhjetor, 2025 18:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
97
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?