Skuadra e FC Barcelona ka mbërritur sot në Paris për ceremoninë prestigjioze të Ballon d’Or, që do të mbahet në Théâtre du Châtelet. Në mesin e delegacionit katalanas janë yjet Lamine Yamal dhe Raphinha, të cilët janë në garë për trofeun më të madh individual në futboll.
Gjithashtu, talenti Pau Cubarsí është në listën e pretendentëve për Kopa Trophy, çmimi që i jepet lojtarit më të mirë të ri në botë. Delegacionin e Barcelonës e kryesojnë presidenti Joan Laporta dhe trajneri Hansi Flick, ndërsa atmosfera në kampin blaugrana është e mbushur me optimizëm për një mbrëmje historike.
Në garë për çmimet janë edhe emra të mëdhenj të futbollit botëror, por Barcelona shpreson të shtojë një tjetër Ballon d’Or në historikun e saj të pasur, duke kaluar rivalët e përjetshëm të Real Madrid.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Shtator, 2025 17:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.