Baroni: Asllani dhe Ngonge, afrime me dëshirë të madhe – pres shumë prej tyre

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Gusht, 2025 16:00

Baroni: Asllani dhe Ngonge, afrime me dëshirë të madhe – pres shumë prej tyre

Trajneri i Torinos, Marko Baroni, ka folur sot në konferencën për shtyp para sfidës hapëse të sezonit në Serie A kundër Interit, duke komentuar edhe mbi merkaton e verës.

Baroni u shpreh se klubi ka zëvendësuar lojtarët e larguar me futbollistë të të njëjtit nivel dhe me motivim të lartë. Një vëmendje të veçantë i kushtoi dy afrimeve të fundit, Kristjan Asllani dhe Cyril Ngonge, për të cilët tha se kanë ardhur me dëshirë të madhe për të qenë pjesë e projektit.

“Pasi Riçi u largua, erdhi dikush me karakteristika të ngjashme, Asllani. Kemi sjellë lojtarë të motivuar. Lojtarët duhet të jenë në fushë dhe të besojnë në këtë projekt. Ngonge tani ka mundësinë të luajë, të cilën nuk e ka pasur më parë. Pres shumë prej tij, sepse ai dhe Asllani e kërkuan këtë mundësi. Çdokush që dëshiron t’i bashkohet një ekipi e bën atë një përparësi dhe ne vetëm mund të përfitojmë prej kësaj.”

Tekniku konfirmoi se merkatoja e Torinos ka qenë e qëndrueshme dhe në harmoni me klubin, ndërsa pranoi se mund të ketë ende lëvizje në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Gusht, 2025 16:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?