Bastisje në një kompani të njohur ndërtimi – dyshime për tendera të rremë dhe certifikata false

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 21:49

Bastisje në një kompani të njohur ndërtimi – dyshime për tendera të rremë dhe certifikata false

Aktualisht në Batincë të Shkupit është duke u kontrolluar në lokacionin e një firme të njohur ndërtimore, përcjell FLAKA.

Fokusi i këtyre masave policore ishte sigurimi i dokumentacionit nga tendera publikë të rremë dhe certifikata false ISO, bëjnë të ditur burimet për Tv Alfa.

Sipas burimeve në të cilat thirret Alfa, prokurimi publik do të jetë një nga betejat më të mëdha që do të bëjnë autoritetet hetimore, duke garantuar kështu shpenzimin transparent dhe të përgjegjshëm të parave publike.

Certifikatat ISO janë kritere për cilësinë dhe sigurinë në prodhim dhe shërbime të përdorura nga kompanitë dhe qytetarët. Certifikatat e rreme ISO jo vetëm që abuzojnë me besimin e konsumatorëve, por edhe i vënë ata në rrezik sigurie. Kompania ndërtuese dyshohet për përfitim pasuror të paligjshëm prej disa milionë eurosh.

Kjo tashmë dërgon mesazh se fokusi në luftën kundër krimit do të zgjerohet në disa fronte. FLAKA

358
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 21:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
358
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?