Drejtuesit e FC Bayern Munich kanë hedhur poshtë kategorikisht zërat për një transferim të mundshëm të Michael Olise tek Real Madrid.
Në një deklaratë për mediat gjermane, zyrtari i klubit bavarez e bëri të qartë se nuk ekziston asnjë mundësi për largimin e lojtarit francez. “Olise te Real Madrid? Jo, shumë thjesht, jo… asnjë shans. Ne kemi një projekt afatgjatë dhe ai ndihet shumë mirë këtu. Futbolli që po luajmë është fantastik. Ai do të qëndrojë”, u shpreh ai.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur interesimi nga klube të mëdha evropiane për Olise ishte në rritje, falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse. Megjithatë, Bayern duket i vendosur ta mbajë lojtarin si pjesë kyçe të projektit të tyre për të ardhmen.
Me këtë qëndrim të prerë, bavarezët i japin fund spekulimeve dhe dërgojnë një mesazh të qartë: Olise nuk është në shitje.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Prill, 2026 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.