Bayern Munich “mbyll derën” për Barcelonën: Harry Kane nuk lëviz!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Maj, 2026 14:34

Bayern Munich “mbyll derën” për Barcelonën: Harry Kane nuk lëviz!

Bayern Munich ka bërë të qartë se Harry Kane nuk do të largohet nga klubi, pavarësisht zërave për interesim nga FC Barcelona.

Legjenda dhe drejtuesi i Bayernit, Uli Hoeneß, foli hapur për situatën e sulmuesit anglez, duke theksuar se Kane është një nga transferimet më të mira në historinë e klubit bavarez.

“Harry Kane është transferimi më i mirë që kemi bërë ndonjëherë. Barcelona e dëshiron? Bayern është klub që blen, jo klub që shet”, deklaroi Hoeness.

Ai shtoi gjithashtu me ironi:

“Ai do të qëndrojë… dhe Barcelona gjithsesi nuk ka para.”

Deklaratat e forta kanë shkaktuar reagime të shumta në mediat sportive europiane dhe mes tifozëve, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm të Kane drejt “Camp Nou”.

Sulmuesi anglez po kalon një sezon fantastik me Bayernin dhe konsiderohet pjesë kyçe e projektit të klubit për vitet e ardhshme.

Flaka

292

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Maj, 2026 14:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
292

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut