“BDI kërcënim për paqen dhe stabilitetin e shtetit” – Mickoski jep detaje për deklaratën e tij

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:13

“BDI kërcënim për paqen dhe stabilitetin e shtetit” – Mickoski jep detaje për deklaratën e tij

Kryeministri Hristijan Mickoski ka dhënë detaje në lidhje me deklaratën se BDI përbën kërcënim për paqen dhe stabilitetin e shtetit, shkruan Alsat.

I pari i ekzekutivit, sot tha se qeveria disponon me informata nga kanalet e ndryshme të cilat dëshmojnë se udhëheqja e BDI-së, po përgatitet që gjatë vjeshtës ta destabilizojë vendin.

Ai konfirmoi se MPB po e heton rastin, ndërkaq për të njëjtin do të hartojë dhe raport, për të cilin do ta njoftojë opinionin pasi të përfundojë hetimi.

“Atë që pata për ta thënë, e thash në atë intervistë. Dhe ajo nuk është thënë pasi që duam të bëjmë politikë, por ajo është thënë pasi që kemi informata me të cilat disponojmë, të cilat informata janë marrë nga më shumë kanale se udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim. Kjo udhëheqësi e Bashkimit Demokratik për Integrim në tentim për ta mbrojtur kapitalin që e ka krijuar në 20-22 vite, do të ndërmarrë hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit, që është shumë e rëndësishme që të përmendet. Ne si Qeveri kemi të drejtë të plotë ta mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe paqen e qytetarëve. Kjo praktikisht është edhe qëllimi i një shteti. Dhe presim ajo që të ndodh, këtë vjeshtë, në bazë të atyre informatave të cilat i kemi. Të presim koha të japë përgjigje, nëse ato informata do të konfirmohen ose nëse informatat nuk do të jenë të sakta”, tha Hristijan Mickoski./ Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?