BDI në Dibër: 100 ditë dështim për VLEN dhe Fisnik Melën

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2026 22:41

BDI në Dibër: 100 ditë dështim për VLEN dhe Fisnik Melën

Dega e BDI-së në Dibër ka reaguar ashpër ndaj 100 ditëve të para të mandatit të kryetarit të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, duke vlerësuar se kjo periudhë është karakterizuar nga mungesë e theksuar transparence, vizioni dhe rezultate konkrete.

Në reagimin e tyre, ata theksojnë se raporti i 100 ditëve nuk është thjesht formalitet, por një moment i rëndësishëm për llogaridhënie ndaj qytetarëve. “Në Komunën e Dibrës mungon plotësisht një raport i tillë. Nuk ka raport publik, nuk ka analizë dhe nuk ka pasqyrë konkrete për punën dhe rezultatet e arritura”, thuhet në reagim.

BDI vlerëson se kjo situatë tregon “mungesë të përgjegjësisë institucionale”, ndërsa qytetarët, sipas tyre, janë përballur me mungesë idesh dhe projektesh konkrete, përvetësim të punëve të mëparshme dhe vendime të diskutueshme. “Në vend të zhvillimit, kemi hakmarrje politike dhe degradim institucional”, theksojnë nga kjo parti.

Sa i përket premtimeve të dhëna gjatë fushatës, BDI thotë se realiteti në terren paraqitet krejtësisht ndryshe. “Furnizimi me ujë është përkeqësuar ndjeshëm, menaxhimi i deponisë ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk ka asnjë përmirësim në hapësirat publike apo gjelbërim”, thuhet në reagim.

Në fushën e arsimit, ata nënvizojnë se gjatë dimrit ka munguar ngrohja në shkolla dhe nuk ekziston asnjë program për mbështetjen e nxënësve të talentuar. “Arsimi është shndërruar në fushë ndërhyrjesh politike dhe jo zhvillimi”, akuzon BDI.

Për infrastrukturën, kjo parti pretendon se projektet aktuale janë të trashëguara nga qeverisja e kaluar dhe se ato po zvarriten pa ndonjë iniciativë të re. “Qeverisja aktuale nuk po ndërton, por vetëm po menaxhon dobët atë që ka gjetur”, thuhet më tej.

Në aspektin ekonomik dhe turistik, BDI thekson mungesën e një strategjie konkrete. “Nuk ka info-qendër turistike dhe asnjë projekt real për zhvillim ekonomik. Turizmi është përdorur si justifikim për shpenzime”, vlerësojnë ata.

Reagimi përfshin edhe kritika për mungesë investimesh në sport dhe kulturë, si dhe për menaxhimin e buxhetit të vitit 2026. “Buxheti është miratuar pa asnjë ide të re, ndërsa e vetmja rritje është ajo për shpenzimet e kryetarit”, thuhet në deklaratë.

BDI akuzon gjithashtu për emërime joprofesionale dhe ndërhyrje politike në administratë, si dhe për vendime të dobëta në Këshillin Komunal. “Institucionet janë shndërruar në instrument partiak dhe jo në shërbim të qytetarëve”, theksojnë ata.

Në fund, BDI vlerëson se 100 ditë janë të mjaftueshme për të kuptuar drejtimin e një qeverisjeje. “Ky drejtim, fatkeqësisht, është i gabuar. Dibra meriton më shumë: më shumë punë, më shumë përgjegjësi dhe më shumë respekt për qytetarët”, përfundon reagimi. Gazeta Flaka

777
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2026 22:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
777
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?