Brentfordi cakton çmimin e largimit për portierin Strakosha

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 22:40

Brentfordi cakton çmimin e largimit për portierin Strakosha

Tomas Strakosha do të largohet gjatë kësaj vere nga Brentfordi, pas dy sezonesh që e kanë lënë praktikisht në vendnumëro në karrierën e tij, portierin e kombëtares së Shqipërisë. Ai thuajse nuk është aktivizuar me klubin anglez, duke bërë që këto dy sezone t’i kalojë si spektator, edhe pse shkonte në Angli me dëshirën për të treguar veten në elitën e futbollit të këtij vendi.

Tanimë, portieri po kërkon një sistemim të ri dhe emri i tij ka qarkulluar si në klube greke, ashtu edhe italiane. Interesi për të nuk mungon, sidomos pas paraqitjes së mirë në “Euro 2024”.

Kjo ka shtyrë Brentfordin që të vendosë një çmim për kartonin e portierit shqiptar, pasi kërkon të përfitojë financiarisht nga shitja e tij, edhe pse mori lojtarin me parametër zero, kur ai kaloi në Angli pasi mbylli kontratën me Lacion. Sipas mediave italiane, Brentfordi ka caktuar shifrën e 4 milionë eurove për të lënë të lirë Strakoshën, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin anglez.

8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 22:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?