Legjenda e portës italiane, Gianluigi Buffon, ka bërë të ditur publikisht se lojtari i tij i preferuar për të fituar Ballon d’Or 2025 është supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal.
Në prag të ceremonisë madhështore në Théâtre du Châtelet në Paris, Buffon ka vlerësuar sezonin e jashtëzakonshëm të 18-vjeçarit, i cili ka qenë vendimtar në sukseset e Barcelonës këtë vit, duke fituar La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës.
“Yamal ka treguar maturi, teknikë dhe ndikim në lojë që rrallë shihet në këtë moshë. Për mua, ai e meriton plotësisht Topin e Artë,” ka deklaruar Buffon për mediat italiane.
Deklarata e tij ka shtuar edhe më shumë pritshmëritë dhe emocionin për mbrëmjen e sotme, ku Yamal garon me emra si Ousmane Dembélé, Mohamed Salah dhe Vitinha për çmimin më prestigjioz individual në futboll.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Shtator, 2025 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.