Bujar Osmani: Na kthyen në një sferë të errët serbo-ruse pa vlera evropiane

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 22:23 Përditësuar

Bujar Osmani: Na kthyen në një sferë të errët serbo-ruse pa vlera evropiane

Bujar Osmani paralajmëroi se shqiptarët, por edhe shteti në tërësi, ndodhen përballë një prapambetjeje dramatike historike, si pasojë e pushtetit që, sipas tij, po e shfuqizon konceptin e shtetformësisë së shqiptarëve. “Na është mohuar edhe e drejta e gjuhës.

Gjuha shqipe është fshirë nga institucionet dhe nga dokumentet zyrtare. Prandaj, 19 tetori nuk do të jetë vetëm zgjedhje në Çair, por një vendim nëse pranojmë të jetojmë në një shtet të izoluar nga Bashkimi Evropian,” deklaroi Osmani.

Ai kritikoi ashpër rikthimin e vendit në një zonë gjeopolitike jashtë vlerave evropiane: “Do të kthehemi në orbitën e ndikimit serbo-rus, në një sferë të errët ku nuk ekzistojnë vlera evropiane, por autoritarizëm dhe poshtërim. Dhe atëherë, as historia e as fëmijët tanë nuk do të na e falin heshtjen,” theksoi ai.

Në vijim, Osmani vuri në pah se beteja politike nuk është vetëm për mposhtjen e VLEN-it, por për t’i dhënë fund narrativës së rrezikshme se shqiptarët nuk meritojnë të jenë faktor shtetformues: “19 tetori është shansi i vetëm. Jo për të mundur VLEN-in, sepse anketat tashmë tregojnë rezultat 3 me 1, por për të mos lejuar që të krijohet një VLEN i ri. Për të shkatërruar idenë se shqiptarët nuk janë popull shtetformues. Nëse nuk e ndalim këtë ide në rrënjë, nuk kemi arritur asgjë,” tha Osmani. Ai e përmbylli fjalimin me një mesazh mobilizues:

“Nuk ka rëndësi vetëm fitorja ndaj VLEN-it, por të dërgojmë një mesazh të qartë për ata që e krijuan këtë strategji: nuk do të na trajtojnë më si popull të dorës së dytë,” u shpreh Osmani.

Bujar Osmani: Shqiptarët falin gjithçka, por kurrë poshtërimin!

“Ka njerëz që më thonë: ‘Tani është momenti ta çlirojmë Çairin. Mjaft më!’ Por jo vetëm me ndërrim politikanësh, por me ndryshim të kulturës politike,” deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, para qytetarëve në Çair.

Osmani theksoi se komuna duhet të çlirohet nga kaosi dhe uzurpimi, me rregull të qartë dhe vizion: “Prej kulturës së korrupsionit të kalojmë në kulturë të ndershmërisë. Prej uzurpimit të pronës shtetërore, drejt rregullit dhe planit. Si është e mundur që 20 vjet të ndërtohet pa plan? Së pari ndërtohet, pastaj bëhet plani urbanistik. Prandaj kemi kaos,” tha Osmani.

Serava me plan urban, jo me ekskavatorë. Çair me vizion, jo me improvizim. Osmani njoftoi se me mbështetje nga ekspertë urbanistë me renome botërore, Çairi më në fund do të ketë një plan zhvillimor të qartë, të miratuar nga vetë qytetarët:

“Do t’ju tregoj një plan të qartë se si do të duket Serava për 5 dhe 10 vjet. Nuk premtoj se do ta ndërtojmë për një vit, por premtoj se nuk do të lëvizet asnjë gur jashtë planit. Gjithçka do të jetë me rregull dhe me vendimin tuaj. Serava do të bëhet një lagje moderne. Do të shihni se si do të duket rruga juaj, mahalla juaj. Por do të biem dakord: asgjë nuk do të bëhet jashtë planit që do ta miratojmë së bashku më 19 tetor,” theksoi ai. Osmani paralajmëroi se Çairi do të bëhet komuna më e pastër, më transparente dhe më moderne në shtet: “që t’u lëmë diçka me krenari fëmijëve tanë.”

Osmani u ndal ashpër edhe te praktika e blerjes së votave: “Njerëzit thonë: ‘Mos u lodh, do t’i blejnë zgjedhjet të shtunën.’ Ky është poshtërimi më i madh për popullin tonë: të mendosh se vullneti i tij mund të blihet. Ne nuk jemi popull që e shet ‘tapinë’ për 1.000 denarë ose për një ekskavator. Tapinë tashmë na e kanë marrë, me faktin që nuk mund të vendosim.”

Ai theksoi se mënyra e vetme për të ndaluar blerjen e votave dhe partizimin e institucioneve është pjesëmarrja masive në votime: “Kjo është misioni më i madh në historinë tonë: ose do ta legjitimojmë poshtërimin, ose do ta kthejmë dinjitetin. Prandaj ju kërkoj, trokitni në çdo derë, bisedoni me policët, me mjekët, me administratën. Pyetini si ishte para një viti e gjysmë e si është sot,” tha Osmani.

Osmani e përmbylli fjalimin me një mesazh vendimtar: “Nëse i poshtërojnë ata, na poshtërojnë të gjithë ne. Shqiptarët falin gjithçka, por poshtërimin kurrë. Më 19 tetor, do t’u tregojmë se kë nuk mund ta tërheqin për veshi.”

Osmani: Nga nikoqirë na shndërruan në qiramarrës në shtëpinë tonë – 19 tetori, ditë rezistence dhe shprese

„Në jetën e njerëzve ekzistojnë pak momente kur vetëm një ditë e përcakton drejtimin e historisë. Jam i bindur, dhe kam shumë argumente, se 19 tetori do të jetë pikërisht një ditë e tillë, ditë kur do të kthehet drejtimi historik,“ tha kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, në tubimin e mbrëmshëm me qytetarët.

Osmani e quajti garën aktuale zgjedhore „fushata më energjike dhe më e rëndësishme deri më sot“ dhe theksoi se 19 tetori nuk është vetëm ditë zgjedhjesh në Çair, por ditë rezistence dhe shprese.

„Kjo është energji rezistence dhe shprese. Më kujton vitin 1991, kur u formua lëvizja e parë gjithëkombëtare shqiptare, por edhe vitin 2001, kur shqiptarët qëndruan të bashkuar,“ tha Osmani, duke komentuar se edhe sot e gjithë makineria propagandistike është e drejtuar kundër bashkimit më të madh shqiptar pas vitit 2001: Aleancës Kombëtare për Integrim.

Në fjalimin e tij, Osmani kritikoi proceset aktuale politike për „zhbërjen e sovranitetit të shqiptarëve“.

„Na e morën sovranitetin, të drejtën që vetë të vendosim. Na e morën tapinë e shtëpisë sonë. Nga nikoqirë na shndërruan në qiramarrës në shtëpinë tonë,“ tha ai, duke shtuar se poshtërimi i identitetit dhe dinjitetit e ka zgjuar rezistencën te populli: „Kur e shkel dinjitetin, atëherë e ke shtyrë deri te muri, dhe atëherë mobilizohen të gjithë: si të rinj, si të moshuar, si partiakë, ashtu edhe jopartiakë,“ theksoi Osmani.

Sipas Osmanit, gjithnjë e më shumë njerëz që më parë kishin votuar për VLEN sot hapur po e ndryshojnë qëndrimin e tyre.

„Çdo ditë takoj ata votuesit e heshtur të VLEN-it, të cilët sot janë thellësisht të zhgënjyer. Më thonë: ‘Na mashtruan. Kjo nuk ishte ndryshimi që e kërkonim’,“ ndau Osmani.

Ai përmendi edhe shifra konkrete të cilat, sipas tij, ilustrojnë poshtërimin institucional: „Në Drejtorinë e të Ardhurave Publike 14 me 1, në statistikë 11 me 0, në Regjistrin Qendror 12 me 0, në Strugë 23 me 0, në Dibër 26 me 0: na kanë shndërruar në ‘popull zero’. Për vetëm një vit e gjysmë!“

Osmani e përmbylli mesazhin me një thirrje të qartë për mobilizim masiv më 19 tetor:

„Kjo nuk është më fushatë zgjedhore, por lëvizje gjithëkombëtare. Kjo është vendim nëse pranojmë një shtet të izoluar nga BE-ja, shtet pa dinjitet, shtet në të cilin nuk vendosim ne. 19 tetori do të tregojë se populli është i gatshëm sërish të marrë tapinë: edhe të shtëpisë, edhe të së ardhmes,“ përfundoi Osmani.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 22:23 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?