Mesfushori ekuadorian i Chelseat, Moises Caicedo, ka dhënë një deklaratë të fortë për të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”. Në një intervistë për The Sun, ai theksoi se synimi i tij është të shkruajë historinë me fanellën blu dhe të arrijë nivelin e legjendave si N’Golo Kanté dhe Claude Makelele.
“Do të vazhdoj të punoj fort me një mision të qartë: të bëhem një ditë legjendë e Chelseat. Jam ende larg asaj që kanë arritur Kanté dhe Makelele, por do të vazhdoj të punoj për ta arritur këtë,” tha Caicedo.
Mesfushori shtoi gjithashtu se dëshiron të kontribuojë më shumë në fazën ofensive: “Dua të shënoj gola për të ndihmuar ekipin. Ishte një gol i madh, i thashë vetes që këtë sezon duhej të shënoja një nga jashtë zonës, dhe e bëra.”
Caicedo, i transferuar nga Brighton për një shifër rekord, tashmë po fiton gjithnjë e më shumë zemrat e tifozëve me përkushtimin dhe dëshirën për të lënë gjurmë te “Blutë e Londrës”.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Tetor, 2025 21:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.