Çaji i gjelbër mbron dhëmbët dhe largon erën e keqe të gojës
Përdorimi i çajit të gjelbër lidhet me një sërë përfitimesh shëndetësore, dhe sipas disa studimeve të cituara nga Healthline, ai mund të ketë ndikim pozitiv edhe në shëndetin oral.
Ekspertët theksojnë se çaji i gjelbër përmban përbërës me veti antibakteriale që ndihmojnë në reduktimin e baktereve dhe viruseve në zgavrën e gojës. Kjo mund të kontribuojë në mbrojtjen e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve nga infeksionet.
Gjithashtu, disa studime sugjerojnë se konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të ndihmojë në ngadalësimin e zhvillimit të kariesit, falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve dhe përbërësve natyralë që luftojnë bakteret përgjegjëse për prishjen e dhëmbëve.
Një tjetër përfitim i rëndësishëm është ndikimi në reduktimin e erës së keqe të gojës. Çaji i gjelbër ndihmon në neutralizimin e baktereve që shkaktojnë aromë të pakëndshme, duke ofruar frymë më të freskët në mënyrë natyrale.
Megjithatë, specialistët rekomandojnë që çaji i gjelbër të mos zëvendësojë higjienën e rregullt orale, si larja e dhëmbëve dhe vizitat periodike te dentisti, por të përdoret si një mbështetje shtesë për shëndetin e gojës.
Flaka
















