Çaji i malit dhe shega: kombinimi që forcon zemrën dhe imunitetin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Tetor, 2025 13:58

Çaji i malit dhe shega: kombinimi që forcon zemrën dhe imunitetin

Dy nga produktet më të çmuara të natyrës, çaji i malit dhe shega, kur bashkohen në një çaj të vetëm, shndërrohen në një kombinim të jashtëzakonshëm për shëndetin. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto dy produkte janë ndër më të pasurat me antioksidantë dhe prej vitesh janë objekt studimesh shkencore për efektet e tyre mbrojtëse ndaj organizmit.

Ky çaj i veçantë ndihmon në:

  • Forcimin e zemrës dhe mushkërive
  • Lehtësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, reumatizmës dhe artritit
  • Rritjen e imunitetit dhe ekuilibrimin e tensionit të gjakut

Shega, me kokrrat e saj të kuqe të pasura me fibra, vitamina dhe minerale, përmban tre lloje polifenolësh që mbrojnë qelizat nga dëmtimet oksidative. Nga ana tjetër, çaji i malit është i njohur për luftimin e mikrobeve, inflamacionit dhe kontraktimeve muskulare, duke qenë një pije tradicionale e shëndetshme në çdo shtëpi shqiptare.

Si të përgatisni çajin e malit me shegë:

  • 2 lugë çaji me çaj mali
  • 4–6 lugë gjelle me lëng shege
  • 2 lugë çaji me kokrra shege
  • 1 filxhan e gjysmë ujë të zier

Vendosni çajin e malit në ujë të nxehtë për 3–4 minuta, kullojeni, shtoni lëngun e shegës dhe kokrrat. Pijeni të ngrohtë dhe përfitoni nga shija dhe vlerat e tij të jashtëzakonshme.

Flaka

119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Tetor, 2025 13:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?