Trajneri i Uzbekistanit Fabio Cannavaro ka folur me superlativa për sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo, duke e cilësuar si një lojtar që nuk duhet të lihet asnjë hapësirë në fushë.
Në një deklaratë që ka bërë bujë, Cannavaro theksoi rrezikun që Ronaldo paraqet për çdo mbrojtje:
“Nuk mund t’i japësh Cristiano Ronaldos asnjë centimetër hapësirë, sepse nëse e bën, je i vdekur,” u shpreh ai me një metaforë të fortë.
Ish-legjenda italiane shtoi gjithashtu se, edhe pse ai vetë është tërhequr prej kohësh nga futbolli, Ronaldo vazhdon të luajë në nivel të lartë dhe mund të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera.
“Unë jam pensionuar prej kohësh… dhe ai ende po luan. I thashë që mund të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera dhe të shijojë futbollin,” shtoi Cannavaro.
Deklarata e tij vjen si një tjetër vlerësim për karrierën e jashtëzakonshme të Ronaldos, i cili mbetet një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit botëror.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
25 Qershor, 2026 18:30 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.