Capat-Sekiraqët: Prokuroria i merr kamerat e sigurisë nga vendi i ngjarjes

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 19:52

Capat-Sekiraqët: Prokuroria i merr kamerat e sigurisë nga vendi i ngjarjes

Dy familje të njohura në Prishtinë, ishin protagoniste në përleshjen e armatosur që ndodhi mbrëmjen e të dieles në rrugën “Gazmend Zajmi”, në kryeqendrën e Kosovës.

Një i vrarë e pesë të plagosur, është bilanci i kësaj ngjaje tragjike ku ishin involvuar Sekiraqët dhe “Capat”.
Lidhur me rastin, ka folur kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Gashi tha për Klankosova.tv se janë marrë disa kamera tek rrugët e vendit të ngjarjes dhe se janë në fazë të përpunimit të video-incizimeve.

Ai theksoi se përmes tyre do të bëhet e mundur edhe identifikimi i personave të tjerë nëse kanë qenë të involuar në rast.

“Mbi bazën e këtyre video-incizimeve jemi duke bërë përpjekje për të identifikuar që nëse personat që ne i kemi të ndaluar janë duke vrapuar në këtë rast apo është edhe ndonjë person tjetër që ne nuk e kemi brenda të arrestuar”, u shpreh Gashi.

“Nëse vërtetohet se ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në rast, do të merren veprime për t’i arrestuar”, theksoi ai.

Kreu i organit të akuzës së Prishtinës, theksoi se do të ndermerren edhe masa tjera relevante lidhur me rastin.

“Për momentin nuk mund të jap më tepër info, pasi që jemi në fazën kritike të hetimeve”, tha kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 19:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?