Carragher “shpërthen” ndaj Salahut: Po mendon vetëm për veten, jo për Liverpoolin!
Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka kritikuar ashpër yllin egjiptian Mohamed Salah, duke e akuzuar se po vendos veten mbi klubin në një moment delikat të sezonit.
Gjatë një analize televizive, Carragher deklaroi se kishte paralajmëruar më herët se Salah do të “hidhte një tjetër bombë” para fundit të sezonit, duke e krahasuar situatën me largimin kontrovers të Cristiano Ronaldo nga Manchester United.
“I thashë se diçka tjetër do të vinte nga Salah para fundit të sezonit. Një tjetër bombë, pak a shumë si ajo që bëri Ronaldo kur po largohej nga Manchester United”, u shpreh Carragher.
Ish-mbrojtësi anglez kujtoi gjithashtu se edhe më parë e kishte quajtur Salahun “egoist”, duke thënë se kjo përshtypje po rezulton sërish e vërtetë.
“Liverpooli ka një javë shumë të rëndësishme dhe ende nuk e ka siguruar Champions League. Vëmendja duhet të jetë te Liverpool FC, jo te Salah FC”, deklaroi ai me tone të ashpra.
Deklaratat e Carragher kanë ndezur reagime të shumta mes tifozëve të Liverpoolit në rrjetet sociale, ndërsa e ardhmja e Salahut vazhdon të mbetet një temë e nxehtë në futbollin anglez.
Flaka
















