Strugë – Tragjedi në rrugë: 70-vjeçarja humb jetën pas aksidentit
Një grua 70-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Qendrën Mjekësore të Strugës, si pasojë e një aksidenti rrugor. Automjeti transportues “Iveco”, me targa të Strugës dhe i drejtuar nga N.O. (57) nga Struga, përplasi të moshuarën I.I. nga fshati Mislodezhdë.












