Çfarë bëri Qeveria e kaluar me Lojërat e Fatit? – Qeveria e re po përgatit zgjidhje ligjore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:04

Çfarë bëri Qeveria e kaluar me Lojërat e Fatit? – Qeveria e re po përgatit zgjidhje ligjore

Qeveria e re e po përgatit zgjidhje ligjore për revidimin e të gjithë asaj që Qeveria e mëparshme ka bërë lidhur me Lojërat e Fatit, shkruan Alsat.

Kryeministri Hristijan Mickoski shprehet i bindur se janë shkelur ligjet, prandaj paralajmëroi rishikim gjithëpërfshirës, duke nënvizuar se do të ketë përgjegjësi për të gjithë shkelësit.

“Përgatisim zgjidhje ligjore që do të nënkupton, e para revidim të të gjithë asaj që e ka dhënë qeveria e mëparshme, të gjithë ato pajtueshmëri që janë dhënë sepse ne jemi thellë të bindur se këtu ligjet janë shkelur dhe këtu dikush duhet të mbaj përgjegjësi…E dyta, duhet ta revidojmë qasjen, gjegjësisht mënyrën e tatimit, mënyrën e kushteve, vendndodhjet dhe kështu me radhë kështu që do të jetë një zgjidhje ligjore gjithëpërfshirëse, që do të jetë më e drejtë dhe njëkohësisht do ta gjejmë përgjegjësinë për të gjithë gjërat e paligjshme që deri tani janë bërë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Propozim-Ligji për Lojërat e Fatit, parashikonte dislokimin e lojërave të fatit 500 metra nga institucionet arsimore dhe fetare, ndërsa forconte kushtet dhe rriste vlerën e licencave të reja për kazino.

Kjo sipas opozitës së atëhershme cilësohej si një mashtrim, duke nënvizuar se me këtë ligj nuk po bëhej largimi i lojërave të fatit prej fëmijëve dhe të rinjve, por në fakt ato po afroheshin edhe më shumë përmes pajisjeve dhe lidhjes së internetit.

VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN kritikonin se propozimi ishte një kamuflazh për të legalizuar veprimtaritë e jashtëligjshme të lojërave të fatit që ata i lidhnin drejtpërdrejt me dyshimet për përfshirjen e zv kryeministrit të parë të atëhershëm, Artan Grubi dhe personave të afërt të tij.

Ky propozim ligj fillimisht kaloi në Kuvend, por më pas nuk e mori pëlqimin e ish presidentit Stevo Pendarovski, i cili refuzoi ta dekretojë, për shkak të keqpërdorimit të flamurit evropian. Ligji nuk arriti ta kalojë filtrin e kuvendit në leximin e tretë, pasi për të votuan vetëm 51 deputetë, ndërkohë që nevojitej shumicë prej 61 votash. / Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?