Çfarë duhet (dhe nuk duhet) të hamë në mëngjes sipas ekspertëve
Mëngjesi shpesh quhet “vakti më i rëndësishëm i ditës”, por jo çdo ushqim që konsumojmë sapo zgjohemi është i dobishëm për organizmin. Sipas këshillave të nutricionistëve, disa produkte mund të irritojnë stomakun dhe të shkaktojnë probleme afatgjata, ndërsa të tjera ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe shëndetit gjatë gjithë ditës.
Ushqimet që duhen shmangur me stomakun bosh:
- Brumërat me maja – irritojnë shtresat e stomakut dhe shkaktojnë fryrje.
- Ëmbëlsirat – rrisin nivelin e insulinës dhe ngarkojnë pankreasin.
- Kosi dhe produktet e fermentuara – acidi i stomakut shkatërron bakteret e dobishme.
- Domatet – acidi tanik rrit aciditetin dhe rrezikun e ulçerës.
- Trangujt dhe perimet e gjelbra të pagatuara – mund të shkaktojnë urth dhe fryrje.
- Erëzat pikante – irritojnë mukozën gastrike dhe rrisin prodhimin e acidit.
- Pijet e gazuara të ftohta – dëmtojnë membranën e stomakut dhe rrisin rrezikun e gastritit.
Ushqimet që rekomandohen në mëngjes:
- Tërshëra – mbron muret e stomakut dhe ul kolesterolin.
- Vezët – japin energji dhe ndihmojnë në kontrollin e kalorive ditore.
- Boronicat – përmirësojnë kujtesën dhe rregullojnë tensionin e gjakut.
- Arrorët – ndihmojnë tretjen dhe balancojnë pehashin.
- Mjalti – rrit energjinë dhe përmirëson humorin.
Flaka
















