Çfarë ndodh me trupin kur heqim sheqerin për një muaj
Sheqeri është i pranishëm pothuajse kudo – jo vetëm në ëmbëlsira, por edhe në shumë produkte të përpunuara. Konsumimi i tepërt i tij lidhet me obezitetin, inflamacionin dhe rrezikun e shtuar për diabet të tipit 2. Ekspertët thonë se vetëm katër javë pa sheqer mund të sjellin ndryshime të dukshme dhe pozitive në trup.
Java e parë – Pastrimi i trupit
Trupi hyn në fazë detoksifikimi, niveli i sheqerit në gjak stabilizohet dhe sulmet e urisë zvogëlohen. Edhe pse dëshira për ëmbëlsira mund të jetë e fortë, energjia fillon të balancohet.
Java e dytë – Më shumë energji, më pak fryrje
Trupi mbështetet te karbohidratet komplekse dhe yndyrnat e shëndetshme. Hormonet e stresit stabilizohen, gjumi përmirësohet dhe tretja bëhet më e lehtë.
Java e tretë – Ndryshime të dukshme
Proceset inflamatore zvogëlohen, mëlçia rikuperohet, presioni i gjakut stabilizohet dhe lëkura pastrohet. Fokus më i mirë dhe bark më i sheshtë janë ndër ndryshimet më të dukshme.
Java e katërt – Imunitet më i fortë
Sistemi imunitar forcohet, ndjeshmëria ndaj insulinës përmirësohet dhe rreziku i diabetit ulet. Shijet ndryshojnë – frutat duken më të ëmbla dhe dëshira për ëmbëlsira industriale zhduket.
Ekspertët theksojnë se sheqernat natyralë nga frutat, perimet dhe produktet e qumështit mbeten të dobishëm. Një muaj pa sheqer mund të jetë fillimi i një jete më të shëndetshme dhe me energji të qëndrueshme.
Flaka
















