Çfarë të hani për të larguar dhimbjen e kokës
Dhimbjet e kokës janë një nga shqetësimet më të zakonshme të përditshmërisë, por lajmi i mirë është se dieta mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe reduktimin e tyre. Ekspertët e ushqyerjes theksojnë se disa ushqime, falë përbërësve të tyre ushqyes, mund të ndihmojnë në uljen e shpeshtësisë dhe intensitetit të dhimbjes.
Uji – Dehidrimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës. Pirja e mjaftueshme e ujit ndihmon në hidratimin e trupit dhe ul rrezikun e dhimbjeve.
Frutat me përmbajtje të lartë uji – Shalqiri, kastraveci dhe luleshtrydhet ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe parandalimin e dhimbjeve.
Peshku i yndyrshëm – Salmoni, sardelet dhe peshq të tjerë të pasur me omega-3 kanë veti anti-inflamatore dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.
Perimet me gjethe jeshile – Spinaqi dhe të ngjashme janë burim i mirë magnezi, i cili ndihmon në relaksimin e muskujve dhe uljen e tensionit.
Arrat dhe bajamet – Të pasura me magnez dhe vitaminë E, ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve dhe reduktimin e kohëzgjatjes së tyre.
Çaji bimor – Xhenxhefili ka veti anti-inflamatore, ndërsa kamomili ofron efekt qetësues.
Mjekët këshillojnë që këto ushqime të bëhen pjesë e dietës së përditshme, por në rast dhimbjesh të forta ose kronike, konsultimi me mjekun mbetet i domosdoshëm.
Flaka
















