Chelsea planifikon revolucion në skuadër këtë verë
Chelsea po përgatitet për një verë shumë aktive në merkato, me shumë hyrje dhe dalje të mundshme në skuadër, sipas raportimeve të ndryshme të mediave të merkatos.
Përforcimet
Chelsea ka siguruar marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit italian Marco Palestra, me gazetarin Fabrizio Romano që e ka konfirmuar me “here we go”.
Trajneri Xabi Alonso raportohet se gjatë bisedimeve me klubin ka kërkuar qartë transferimin e mesfushorit Granit Xhaka, si një profil i rëndësishëm për projektin e ri.
Klubi londinez po monitoron gjithashtu mbrojtësin Pep Chavarría, ndërsa Valentín Barco pritet të bashkohet me Chelsean gjatë verës.
Në të njëjtën kohë, Chelsea vazhdon bisedimet me Crystal Palace për mbrojtësin Maxence Lacroix, i cili raportohet se është i interesuar për transferimin.
Largimet
Chelsea ka vendosur një çmim prej £30 milion + £5 milion bonuse për mbrojtësin Trevoh Chalobah.
Ndërkohë, e ardhmja e Benoît Badiashile, Wesley Fofana, Tosin Adarabioyo, Alejandro Garnacho dhe Liam Delap mbetet e paqartë.
INTERES NGA KLUBET E TJERA
Real Madrid po përgatit një lëvizje për mesfushorin Enzo Fernández, i cili raportohet se është i hapur për një largim dhe vlerësohet rreth £120 milion.
Ndërkohë, Manchester City është i interesuar për mbrojtësin Malo Gusto, me trajnerin Enzo Maresca që e dëshiron një ribashkim me lojtarin.
Flaka












