Çka thanë dëshmitarët sot në gjykimin ndaj Ramiz Merkos?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:03

Çka thanë dëshmitarët sot në gjykimin ndaj Ramiz Merkos?

Ish-ushtruesja e detyrës drejtoreshë e shkollës fillore në Veleshtë të Strugës, Egzona Shei, nuk i ka plotësuar kushtet për t’u emëruar ushtruese detyre, sipas ligjit për arsimin fillor, shkruan Alsat.

Kështu ka deklaruar Natasha Pintoska- Beqaroska nga Inspektorati Shtetëror Arsimor në Strugë, e cila ishte dëshmitare në rastin në të cilin akuzohet kryetari i Strugës, Ramiz Merko.

“Pas emërimit të ushtruesit të detyrës, kryetari i komunës nuk ka marrë vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit, gjë që është në kundërshtim me ligjin. Duke emëruar dy herë ushtrues detyre të njëjtin person, ka vepruar në kundërshtim me ligjin”, tha Natasha Pintoska Beqaroska- Inspektorati i Arsimit,  Strugë.

Për gjendjen në shkollë është informuar jo vetëm kryetari i komunës, por edhe ministrja e Arsimit. Për rastin në fjalë janë dy vepra penale “punë e pandërgjegjshme” dhe “falsifikim të dokumenteve”. U tha se ushtruesja e detyrës ka dorëzuar diplomë të arsimit të lartë të përfunduar kur ajo tashmë ishte avancuar si drejtoreshë. Gjykimi do të vazhdojë në vjeshtë pas pushimeve verore, por ekziston rreziku që çështja të kthehet nga fillimi.

“Mandati im mbaron më 5 shtator, por shpresoj që të ketë mundësi për ta vazhduar, sepse sigurisht që këtu ka raste që ia vlen të plotësohen. Më e mira do të ishte që ai që i ka nisur t’i përfundojë. Unë do të kërkoj që të ketë vazhdimësi të lëndëve. Fillimisht do të presim vendim zyrtar”, u shpreh Jordan Jovanov- gjykatës.

“Nëse nuk do të kishim prova të mjaftueshme, akuza nuk do të ishte ngritur. Kam kërkuar që të mos zvarritet procedura, duke qenë se çdo gjë po shkon ashtu, që mbrojtja ta zgjasë procedurën e vjetërsimit”, theksoi Xhemal Lloga- zëvendës- prokuror publik.

Diskutimi i sotëm u zhvillua në atmosferë të tensionuar. Merko tha se e di pse akuzohet, por se nuk ndihet fajtor për veprën që i ngarkohet. Ndërkohë Merko të hënën do të duhet të paraqitet në gjykatë , për rastin e blerjes së automobilit luksoz “Audi A6”./ Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?