Çka thotë Policia për arrestimet në familjen Kaba në Strugë?
Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin publik se më datë 18 maj 2025, në ora 18:10, në Stacionin Policor të Tetovës është paraqitur një rast që lidhet me kërcënime të bëra në rrjete sociale.
Denoncimi është bërë nga S.S. (42), nga fshati Shum, komuna e Strugës, me vendbanim të përkohshëm në Tetovë, dhe me funksionin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas kallëzimit të tij, rreth orës 13:00 të po të njëjtës ditë, ai ka marrë kërcënime përmes një rrjeti social nga B.K. dhe B.K., të dy nga fshati Veleshtë, komuna e Strugës.
MPB bën të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë identifikimin dhe verifikimin e të përfshirëve, si dhe vlerësimin e përmbajtjes së kërcënimeve.
Hetimet janë në vijim dhe për zhvillimet e mëtejshme do të njoftohet publiku në kohë reale, sipas procedurave ligjore.