Çokollata e zezë, aleate e shëndetit tuaj
Çokollata është një nga ushqimet më të preferuara në mbarë botën, pavarësisht moshës. Edhe pse shpesh lidhet me kaloritë dhe efektet negative nëse konsumohet pa masë, ekspertët theksojnë se veçanërisht çokollata e zezë (fondente) mund të sjellë përfitime të shumta për shëndetin kur konsumohet në sasi të moderuar.
Redukton stresin dhe lodhjen
Çokollata fondente është një burim i mirë energjie. Ajo stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit që ndihmon në përmirësimin e humorit dhe reduktimin e stresit. Për këtë arsye, një copë çokollatë e zezë mund të ndihmojë në momentet e lodhjes apo tensionit emocional.
Përmirëson humorin
Konsumimi i çokollatës nxit lirimin e endorfinës, e njohur si “hormoni i lumturisë”. Kjo ndikon pozitivisht në gjendjen shpirtërore dhe mund të ndihmojë në uljen e ndjenjave të trishtimit apo depresionit të lehtë.
Mund të ndihmojë në kontrollin e peshës
Çokollata e zezë përmban kakao të pastër, e cila është e pasur me fitokimikale që mund të ndihmojnë në reduktimin e oreksit. Kur konsumohet me masë, ajo mund të kontribuojë në ndjenjën e ngopjes dhe të shmangë dëshirën për ëmbëlsira të tjera më pak të shëndetshme.
Forcon memorien dhe përqendrimin
Falë përmbajtjes së flavonoideve, çokollata e zezë ndikon pozitivisht në qarkullimin e gjakut drejt trurit. Kjo mund të përmirësojë përqendrimin, kujtesën dhe performancën mendore.
Kundër plakjes
Çokollata fondente është e pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë radikalet e lira në organizëm. Flavonoidet ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave dhe kontribuojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.
Megjithatë, specialistët këshillojnë që çokollata të konsumohet me masë, duke preferuar atë me përmbajtje të lartë kakaoje (70% ose më shumë), për të përfituar maksimalisht nga vlerat e saj ushqyese.
Flaka
















